Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij analistin dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në New York, Alex Roinishvili Grigorev.
Siç njofton në Facebook kryeministri me Grigorev kanë këmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë edhe rajon.
“Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur”, shkruan kryeministri. /Telegrafi/