Site icon Telegrafi

Haradinaj: Mediat në Serbi kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se disa media në Serbi të cilat janë të afërta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, ata kanë dështuar në të kaluarën dhe do të dështojnë gjithnjë.

“Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version