Telegrafi

Haradinaj mbjell pemën dhe sfidon Albin Kurtin

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së ish-presidentes Atifete Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjellë një pemë”.

Haradinaj në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se ka zgjedhur për të mbjellë një fidan kopshtin parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave.

Lexo po ashtu Atifete Jahjaga sfidon Thaçin, Veselin e Haradinajn me mbjelljen e një peme

Ai tha se ka zgjedhur këtë vend për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën.

Ai po ashtu në përkrahje të kësaj fushate ka zgjedhur të sfidoj liderin e Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetëdijesimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, alpinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, ka  shkruar në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Donjeta Gashi, ish-gazetare dhe tani këshilltare e Kryeministrit, e ka nisur sfidën “Mbjelle një peme”, të cilës i janë përgjigjur shumë persona.  /Telegrafi/

Lexo po ashtu Thaçi përkrah fushatën “Mbjellë një pemë”, sfidon Behgjet Pacollin