Site icon Telegrafi

Haradinaj mbetet në paraburgim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters.

Nuk ka patur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës, transmeton REL.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Exit mobile version