Telegrafi

Haradinaj: Marrëveshjet për linjën ajrore dhe hekurudhat janë në interes të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pasur një takim pune me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore, për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit që u nënshkrua ditë më parë në Berlin mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj përsëriti se këto dy marrëveshje janë në të mirën e qytetarëve dhe në interes të vendit.

“Është e rëndësishme të theksohet se marrëveshjet për linjën ajrore dhe ajo hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës. Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë”, tha Haradinaj.