Telegrafi

Haradinaj: Marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, fuqizojnë miqësinë e përhershme me SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga SHBA-të.

Siç njofton kryeministri në Facebook, organizata AAU, i ka sjellë një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Në takim me delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, prirë nga presidenti i saj Roger Goudy, bashkëbiseduam për masovizimin e sportit dhe programet që rrisin gjithëpërfshirjen, me impakt të madh në krijimin e urave të komunikimit ndërmjet sportistëve. Mirënjohës organizatës AAU, e cila ka sjellë një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë. Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU , është e një dobie të veçantë. Marrëdhënie e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/