Site icon Telegrafi

Haradinaj: Majlinda na bëri të ndjehemi krenarë

Krenaria e sportit tonë, sot në mbrojti titullin e kampiones së botës. I pari i AAK-së, ka thënë se fitorja e Majlindës konfirmon edhe njëherë vlerat e sportistëve tanë dhe afirmimin e vlerave kudo që garojnë ata.

“Kjo fitore e Majlindës konfirmon edhe njëherë vlerat e sportistëve tanë dhe afirmimin e vlerave kudo që garojnë ata. Majlindës i urojmë suksese të mëtutjeshme, që të vazhdojë të na bëjë të ndjehemi krenar të gjithë neve, duke bërë njëkohësisht edhe promovimin e vlerave dhe të shtetit të Kosovës në botë”, është thënë në urimin e kryetarit të AAK-së. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version