Telegrafi

Haradinaj, LVV-së: Çfarë zori e keni që po e vjedhni këtë ligj e po e sillni natën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se sot ka qenë e mundshme të thirret seancë për urgjencë për shumë tema tjera, por jo për ndryshim të Ligjit për Zgjedhje.

“Sot kemi mujt me thirr ni seancë me urgjencë për shumë tema të tjera, siç janë problemet me pandeminë e shumë probleme të tjera. E kam një pyetje të sinqertë për Vetëvendosjen , a mundeni me tregu çfarë zori e keni që po e vjedhni këtë ligj e po e sillni natën, të premten në mbramje e nuk po e bini javën tjetër si procedurë të rregulltë. Tregoni se ku e keni atë zor, ku po ju dhem”, ka thënë Haradinaj.

Ai i kërkoi atyre që mos ta dëmtojnë Kosovën, pasi duhet të këtë një dakordim pozitë e opozitë për rregullat e zgjedhjeve,

“E kundërshtojmë këtë mënyrë të punës dhe po ju sigurojmë që ne cdo herë dëshirojmë të jemi me diasporën dhe me gjithë bashkëkombasit tanë që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por jo të dhunohet demokracia në Kosovë dhe të dëmtohet sistemi i demokracisë që jemi duke e ndërtuar së bashku”, përfundoi Haradinaj, njofton Telegrafi.