Kryetari i AAK-së, njëherit edhe deputet i kësaj partie ka thënë se nuk e kanë hallin te ambasadori Martin Berishaj por te forca politike që udhëheq Kosovën e cila ka qenë kundër investimeve në energji tash e 20 vjet.
“Që nga fillet e veta LVV ka qenë kundër investimeve në energji. Së fundmi ishin kundër edhe gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë i investuar nga parat e presidentit të Amerikës. Gjitha këto fakte tregojnë se LVV në një politikë ka qenë konsisntete kundër resurseve të burimeve të qëndrueshme të energjisë vetanake, dhe kundër energjisë amerikane”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se pyetja shtohet se ka i kanë marrë informatat dhe këshillat, kush ka ndikuar në trurin e tyre që janë shumë të zot dhe të mençur dhe dinë me bajt leksione si ka ardh deri te këto qëndrime LVV?
“Përgjigjen e kemi marrë tani krejt rastësisht me transaksionet e një mendimtari të LVV-së që ka ndikim te vendimet e tyre, me siguri nuk është i vetmi dhe me siguri që nuk e ka bërë vetëm për vete transaksionin. Po del që LVV mbron interesa politike të njerëzve të Jovica Stanishiqit dhe Aleksandër Rankoviqit”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se ata që në LVV dëshirojnë me dëshmu të kundërtën është mirë me fillu mi gjet argumentet.
“Nuk mundesh sot mi than partive opozitare mos të bëjmë debat të brendshëm se situata e sigurisë është kjo, sa për siguri jemi bashkë na keni në krah por për kursin politik të ndjekur në interes të nipave të Rankoviqit dhe Stanishiqit na keni kundër”, tha Haradinaj. /Telegrafi/