Telegrafi

Haradinaj lutje deputetëve që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit

Kryeministri Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje sërish të gjithë deputetëve që të votojnë pro ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se deri sa ishte pjesë e opozitës kanë shfrytëzuar instrumentet opozitar për të shprehur qëndrimin e tyre.

“Deri sa kemi qenë në opozitë kemi shfrytëzuar instrumentet opozitar të lejuar në demokraci për të shprehur qëndrimin tonë. Kemi krijuar edhe instrumente të panjohur në demokraci”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se gjendet në një pozicion jo të lehtë, mirëpo ka kërkuar ratifikimin e demarkacionit.

“E di që jam në një pozicion jo të lehtë, ju kërkoj LDK-së votën për këtë projektligj, i kërkoj votën PDK-së, i kam kërkua votën edhe AAK-së”, ka thënë
Haradinaj, duke kërkuar që pro kësaj marrëveshje të votojnë edhe deputetët e VV-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur.

“Është një moment i ndishëm në jetën e qytetarëve tanë, jemi blloku si vend sa i përket liberalizimit… “, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/