Site icon Telegrafi

Haradinaj: Luftën e ka bërë populli, e marr për nder me m’thënë ‘krah i luftës’

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj thotë se ndihet i nderuar kur i thuhet se është pjesë e ka ‘krahut të luftës’. Thotë se gjithë populli ka marrë pjesë në luftë.

“Në luftë ka marrë pjesë i gjithë populli. Unë e marrë për nder më më thënë krah i luftës se mu më pëlqen se kam qenë në luftë dhe e kam nderë dhe krenarisë dhe respektit që e kam ndihmu lirinë e vendit tim. Mirëpo unë nuk e mendoj ekskluzivitet timin luftën se e ka bërë i gjithë populli’, tha Haradinaj në emisionin ‘Argument plus’ në televizionin 21.

Haradinaj thotë se ka parë te Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj Kadri Veseli një gatishmëri të vërtetë për të mos bërë kompromise të gabuara kur është fjala për interesin e Kosovës.

Koalicioni i madh mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK-ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.

Exit mobile version