Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Loxhes.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim armikut i dha përgjigjen e merituar, transmeton Telegrafi.
“Luftëtarët e kësaj treve janë shembulli më i mirë se si duhet dalur zot Atdheut. Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka pohuar ai.
Kreu i AAK-së, thekson se flijimi i tyre u bë gurthemel i shtetit të Kosovës./Telegrafi/