Kryeministri Haradinaj thotë se mungesa e Fatmir Limajt dhe ministrave të Nismës në raportimin e Presidentit Thaçi në Qeveri ishte ‘lojë për vota’ pasi, sipas tij, Limaj e Thaçi kanë raporte të mira.
Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Gazetën Express dhe Televizionin 7 ka komentuar mungesën e zëvendësit të tij, Fatmir Limajt dhe ministrave të Nismës në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi Presidenti Hashim Thaçi.
Kryeministri Haradinaj thotë se nuk e di nëse mungesa e Limajt dhe ministrave të Nismës ishte bojkot por thotë se arsyetimet e mëpasshme të tyre janë veç një lojë.
Duke iu përgjigjur deklaratës së ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili të martën tha se refuzuan të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku prezent ishte Presidenti Thaçi sepse ministrat e Nismës ishin lajmëruar shumë vonë për këtë raportim të Presidentit.
Të gjitha këto, sipas Kryeministrit janë vetëm lojëra të partnerit qeveritar për vota.
Haradinaj thotë sei ka parë disa herë në darka zv.kryeministrin Limaj dhe Presidentin Thaçi, prandaj nuk e kupton pse refuzuan të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë kur aty erdhi Presidenti Thaçi.