Telegrafi

Haradinaj lëshon takimin, thotë se nuk ka mundur ta duroj Mustafën

Liderët e partive të pozitës dhe opozitës janë mbledhur sot në një takim për zgjidhjen e problemit të Demarkacionit në hotelin ‘Swiss Diamond’, në Prishtinë

Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët, përveç Fatmir Limajt, partia e të cilit po përfaqësohet nga Jakup Krasniqi.

Por Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin, pasi siç ka deklaruar, kërkesa e tyre është që Demarkacioni të zgjidhet drejt, shkruan lajmi.net.

Kur është pyetur nëse ka pasur përafrim të qëndrimeve është shprehur se Isa Mustafa në takim ka folur sikur Murat Meha para një viti dhe e ka lëshuar takimin, pasi siç ka thënë nuk ka mundur ta durojë Mustafën