Telegrafi

Haradinaj: LDK po flet me dy zëra rreth korrigjimit të kufijve

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së LDK-së në Qeveri, duke thënë se për këtë duhet të konsultohet me partnerët e koalicionit qeverisës.

“LDK është e mirëseardhur me marrë përgjegjësi në vend, sa i përket qeverisjes unë duhet të konsultohem me kolegët e mi në koalicion se çfarë thonë ata për një mundësi të tillë”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se nuk duhet të mungojë roli i LDK-së në procese nacionale.

“Është e habitshme mosardhja e tyre në tavolinë për dialogun. Nëse ata janë kundër korrigjimit të kufijve… Lutfi Haziri që është dalë pak ma ndryshe edhe janë ba LDK-ja me fol me dy zana, dhe nëse kishin ardhur në tavolinë ishin forcuar ata që janë kundër korrigjimit të kufijve”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/