Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur rreth çështjes së miratimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
I pari i ekzekutivit ka deklaruar se lidhur me ratifikimin e demarkacionit Qeveria e Kosovës nuk ka çka të bëjë me shumë.
“Për demarkacionin ne e kemi kryer unë habitna pse ende Parlamenti nuk vendos, e ka demarkacionin e kanë raportin janë të zgjedhur të popullit pse presin, votojeni jo po votojeni, pra qeveria e Kosovës nuk ka çka bënë më shumë besoni koleg e ka çuar në Parlament e kemi dërguar dorën e kemi dërguar raportin e ka parlamenti”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se është i habitur pse grupet parlamentare ankohen që thonë na ka izoluar qeveria.
“Habitem pse grupet parlamentare atje që ankohen që thonë na ka izoluar qeveria, Ramushi ai tjetri, urdhëroni, lypeni votojeni, pra LDK-ja e ka, aty me votuar, tjerët e kanë me votuar, le ta lypin, le ta votojnë e jo me gjet argumente e me vonuar në pakufi”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka akuzuar LDK-në që çështjen e demarkacionit e ka lënë për dy vite në sirtar.
Dy vite e gjysmë e ka vonuar LDK-ja, e ka mbajt në sirtar nuk e ka nxjerr në votim, tash që e ka në Parlament prapë po e vonon, pra unë habitna në këtë logjikë”, tha Haradinaj./Telegrafi/