Site icon Telegrafi

Haradinaj: LDK më njeh, s’pushoj njerëz nga puna shkaku i përkatësisë partiake

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka thënë se zyrtarët e Lidhjes Demokratike e njohin mirë, sepse dikur i kishin besuar edhe kryeministrinë, ndaj ata e dinë se ai s’pushon askënd nga puna për shkak të përkatësisë partiake.

Por, Haradinaj, duke folur nga selia e AAK-së, ku u bë prezantimi i disa aderimeve të reja, shtoi se megjithatë do t’i përmbahet zotimit të tij dhe kushdo që punon në administratën e shteti dhe s’e bën punën ashtu si i takon, do të largohet me automatizëm.

Lexo po ashtu LDK, Haradinajt: E ke humbur arsyen!

“Unë kam bashkëqeverisur një kohë me LDK-në, ata më njohin mirë, ma kanë besuar edhe qeverisjen e vendit. Prej Ramush Haradinajt s’ka dalë asnjëherë kush nga puna për shkak të përkatësisë partiake, apo për çfarëdo përkatësie tjetër. Por, kushdo që s’është i aftë del nga puna. Të gjitha shërbimet do të kryhen në kohë dhe me kualitet”.

Lexo po ashtu Haradinaj: Nëse është nevoja, do t’i pushojmë të gjithë në administratë

Përgjigja e Haradinajt për këtë çështje ka ardhur pas polemikave që u krijuan ditëve të fundit ku kishte zëra se Haradinaj do të largojë nga administrata shtetërore ata që janë simpatizantë të LDK-së.

Ndër ata që kanë aderuar sot në AAK është edhe azetari i njohur, Asllan Bajrami .

Haradinaj ka thënë se Asllani e ka guximin, përkushtimin për të vazhduar përpara.

Exit mobile version