Kreu i AAK-së, Ramush Haradianj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili ka akuzuar se Tribunali i Hagës i ka fshehur dëshmitë për të.
“Deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, se Tribunali i Hagës i ka fshehur dëshmitë për, siç është shprehu ai, njërin nga vëllezërit Haradinaj, janë të pavërteta.
Unë, nga posti i Kryeministrit të Kosovës, e kam përmbushur obligimin tim ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe jam shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat e ngritura nga Tribunali i Hagës, në dy procese. Për më tepër, unë nuk i jam shmangur drejtësisë ndërkombëtare, siç ka ndodhur me shumë të akuzuar serbë, të cilët sot i merr në mbrojtje Ministri Lavrov!
Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë, e ndihmon pajtimin e popujve dhe stabilitetin rajonal, e jo deklaratat armiqësore”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, se Tribunali i Hagës i ka fshehur dëshmitë për, sic është shprehu…
Posted by Ramush Haradinaj on Friday, April 1, 2016