Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim drejtorin e gjimnazit “Loyola”, Pater Axel Bödefeld, të cilin e ka përgëzuar për punën dhe ka siguruar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për qasje të suksesshme në edukimin e fëmijëve.
Ai ka thënë se suksesi i këtyre nxënësve duhet të shërbej si shembull për shkollimin e të gjithë të rinjve në vendin tonë.
“Koncepti pedagogjik gjerman është model i shquar edukativ, përfshirë aftësimin profesional, që i shërben zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Haradinaj.