Telegrafi

Haradinaj lavdëron Bedri Hamzën, të njëjtit i ndau edhe dekoratë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Mitrovicë.

Haradinaj gjatë kësaj vizite është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.

I pari i AAK-së, derisa e ka quajtur shembull të parin e Mitrovicës, të njëjtit i ka ndarë edhe një dekoratë.

“Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje.

Sot e takova në zyrën e tij në Mitrovicë, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe e sigurova për mbështetjen time dhe të AAK-së për të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Mitrovicës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/