Telegrafi

Haradinaj: Lajm i mirë rrëzimi i qeverisë, AAK ka vija të kuqe për PDK-në dhe LDK-në

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas rrëzimit të qeverisë, ka thënë se i vie mirë që ka pasur edhe reflektim të deputetëve në pushtet për rrëzimin e kësaj qeverie.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që në zgjedhje ti gjykojnë me votë deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Ai ka thënë se në rast se vijnë në pushtet do ta rrëzoj versionin aktual të Demarkacionit.

“Nëse vijmë në pushtet do ta rrëzojmë këtë version të Demarkacionit dhe do ta sjellim versionin e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a do të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë që kanë qenë në pushtet, Haradinaj ka deklaruar se AAK ka vija të kuqe për këto parti./Telegrafi/