Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ky është shansi që Kosova e Maqedonia të vendosin bashkëpunim për fqinjësi të mirë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska.

Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok, ishin pjesë diskutimi në këtë takim.

“Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, tha se duhet të fuqizohen raportet me fqinjët në baza të komunikimit të përditshëm për punët që i preokupojnë të dyja vendet. /Telegrafi/

Exit mobile version