Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të vazhdojë tutje punën për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për premtimin që i kishte bërë Sali Berisha, para disa viteve për ndërtimin e Rrugës së Kombit.
Postimi i Haradinajt:
“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit
Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/