Telegrafi

Haradinaj: Kur kujtojmë masakrën e 25 marsit 1999 në Celinë Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se si shtet nuk do të pushojnë së kërkuari drejtësi për viktimat.

“Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar ai./Telegrafi/