Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë që të mos krijohet komisoni për Demarkacionin në rast se ai do të funksionojë nën mbikqyrjen e Qeverisë aktuale.
Ky ragim i Haradinajt vjen si kundërshtim pas inicimit të presidentës Atifete Jahjaga, për bërjen e një komisoni për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Qeveria aktuale ka dëshmuar në vazhdimsi se është në gjendje të bëjë gjithçka që versioni i saj i kufirit të mos dështojë, duke e humbur përfundimisht kredibilitetin për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, shkuan Haradinaj, në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Reagimi i plotë i Ramush Haradinajt:
“Për Komisionin e Demarkacionit
Nëse Komisioni për Demarkacionin, i inicuar nga Presidentja Jahjaga, është menduar të jetë një komision që do të funksionojë nën mbikqyrjen e Qeverisë aktuale, më mirë të mos krijohet fare, sepse kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një demarkacion kredibil.
Ajo është shkaktare e problemit dhe nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së tij.
Prej që opozita e ka ngritur çështjen e demarkacionit, Qeveria kurrë ska bërë përpjekje që ta gjejë të vërtetën, por e ka fshehur atë.
Për më tepër Qeveria e Kosovës ka lobuar te vendet mike, edhe duke i dezinformuar ato, se versioni i “Komisionit Meha” është i sakt dhe njëkohësishtë ka investuar shumë që ky version i caktimit të kufirit, pvarësisht kundërshtimeve të bazuara, të ketë sukses!
Qeveria aktuale ka dëshmuar në vazhdimsi se është në gjendje të bëjë gjithçka që versioni i saj i kufirit të mos dështojë, duke e humbur përfundimisht kredibilitetin për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Prandaj çfarëdo grupi ekspertësh, mund të jetë i pranueshëm vetëm nëse është krjtësisht i pavarur dhe nëse mbikqyrjen e punës së tij, do ta bëjë një qeveri e re që do të dalë pas zgjedhjeve. R H.” (sic), ka shkruar Hardianaj.