Telegrafi

Haradinaj kujton veteranët e luftës: Ditë lavdie e krenarie

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj të premten ka kujtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo dita e veteranëve është ditë lavdie e krenarie.

Sipas tij, shërbimi dhe sakrifica e veteranëve gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë.

“Të dashur bashkëluftëtarë, Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar në Facebook Haradinaj. /Telegrafi/