Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Heroizmi, humanizmi e atdhedashuria e tyre do të kujtohen ndër breza

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqin.

Haradinaj ka thënë se shteti serb i ekzekutoi ata dhe se po vazhdon me injorimin dhe mohimin e krimeve, transmeton Telegrafi.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, iu bashkuan rreshtit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përpjekjet më vendimtare për lirinë e atdheut. Vetëm pak ditë pas përfundimit të luftës u arrestuan nga shteti serb, ku më pas u ekzekutuan. Shteti serb, përpos që i ekzekutoi ata dhe shumë shqiptarë tjerë, vazhdon me injorimin dhe mohimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë vëllezërit Bytyqi”, theksoi Haradinaj.

Tutje, ai ka shtuar se “sot e çdo ditë ndajmë dhembjen me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e Atlantikut”.

“Heroizmi, humanizmi e atdhedashuria e Agronit, Yllit e Mehmetit do të kujtohen ndër breza. Ne kurrë nuk do të ndalemi në përpjekjet për të çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version