Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij Luanin në 47 vjetorin e lindjes.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për ta ai do të mbetet përherë 23 vjeç ashtu edhe siç ka rënë për liri.
“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”,ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/