Site icon Telegrafi

Haradinaj përkujton vëllain e vrarë pas lufte

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij Enver Haradinajn, në përvjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

 

Exit mobile version