Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Gllogjan dhe Maznik, ka nderuar veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, për të cilët ka thënë se ishin trima sypatrembur dhe mburojë për popullin dhe atdheun.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se ata ranë, që të ngritet populli i shkelur.
“U ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/