Kryeministri Ramush Haradinaj, duke kujtuar të rënët e betejës së Loxhës së Pejës, ka thënë se 21-vjet më parë u shënua një kapitull i lavdishëm i luftës sonë për liri.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se, duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Me betejen e Loxhës së Pejës, 21-vjet më parë u shënua një kapitull i lavdishëm i luftës sonë për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë, Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë dhe paqësor”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/