Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në masakrën e Izbicës, të ndodhur 22 vite më parë,
Në këtë betejë u ekzekutuan 147 shqiptarë të parmatosur, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë, ka shkruar Haradinaj.
“Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi!
Në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë.
Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë.
Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre.
Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/