Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton takimin me Mattis, thotë se para 6 vitesh gjenerali i kishte thënë po insistimit të tij për krijimin e Ushtrisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se arritjet Kosovës si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me ShBA-të.

Kështu ka thënë Haradinaj në 6-vjetorin e takimit me zyrtarët më të lartë amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh. Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë.

Mirënjohje ndaj ShBA dhe Sekretarit Mattis për mbështetjen e pakursyer”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version