Telegrafi

Haradinaj kujton sulmet e NATO-s: Përjetësisht falënderues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka kujtuar edhe të rënët për liri.

“24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme.

Përderisa përkujtonim 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër.

Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë të NATO-s, mbuluan qiellin me aeroplanë, armiku nisi sulmet ndaj popullatës së paarmatosur anekënd vendit.

Sot kujtojmë njëzetepesë të rënët në Kotlinë, Zona Operative e Nerodimes, të rrethuar e të vrarë barbarisht.

NATO-s faleminderit përjetësisht!

Të rënëve, përgjithmonë Lavdi!”. /Telegrafi/