Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarin Smajl Hajdaraj në 18 vjetorin e vrasjes.
Ai ka thënë se vepra e tij do të kujtohet gjithmonë me respekt.
“Ndërtimi i vendit kishte sfidat e veta. Humbëm shumë bashkëluftëtarë e njerëz të dashur. Në 18 vjetorin e vrasjes, kujtojmë bashkëluftëtarin Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit të Kosovës. Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt veprën dhe shëmbëlltyrën e tij”, ka shkruar ai./Telegrafi/