Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneral Shaban Shala në tetë vjetorin e vdekjes.
Përmes një postimi ka thënë se Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Shala pas luftës ka kontribuar edhe në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.
“Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës. Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj. I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.
8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtet-ndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike.
Lum Atdheu që kishte burra si ai”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/