Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton Masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se liria e vendit erdhi me çmim shumë të lartë.

“Liria erdhi me çmim shumë të lartë! 29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. 29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica. Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij. Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version