Telegrafi

Haradinaj kujton Luanin: Krenaria e liria gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot vëllain, Luanin, në 26-vjetorin e vdekjes.

Ai ka potencuar se krenaria dhe liria që e gëzojmë do të mbizotërojnë gjithmonë mbi dhembjen.

“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nënës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot, bëhen 26 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar. /Telegrafi/