Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar jetën dhe veprën e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.
“Helmut Kohl do të mbahet mend për ndërrim epokash në Evropë. Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“I shprehë respektin dhe ngushëllimet popullit dhe Qeverisë gjermane për largimin nga jeta të prijësit të madh të tyre dhe Evropës, Kancelarit Helmut Kohl”,ka shkruar Haradinaj.