Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton heroizmin e dëshmorëve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit, duke thënë se përkulen para heroizmit dhe sakrificës së tyre.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet.

“Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet. Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka postuar edhe disa fotografi nga Peja, ku po bëhen homazhe në nderim të të rënëve, si dhe po mbahen akademi përkujtimore. /Telegrafi/

Exit mobile version