Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën: Ishin frymëzim për brezin e UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot përkujtoi Shaban Polluzhën e Haxhi Zekën me rastin e përvjetorit të rënies së tyre.

Haradinaj tha se të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit.

Kreu i AAK-së u shpreh se edhe pse nuk kishin përkrahjen e duhur ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre nuk e dhanë rezultatin e pritur, ata mbetën frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së, që realizoi një pjesë të madhe të ëndrrës së tyre.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike, për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesi.
Edhe pse nuk kishin përkrahjen e duhur ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre nuk dhanë rezultatin e pritur, ata mbetën frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së, që realizoi një pjesë të madhe të ëndrrës së tyre.
Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt. Lavdi!“, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version