Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Isa Boletinin: Janë frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Lidhjen e Pejës dhe heroin kombëtar, Isa Boletinin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Lidhja e Pejës është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“23 janari na kujton Lidhjen e Pejës, e cila është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Lidhja e Pejës e formuar më 1899 në krye me Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme që të forconte unitetin kombëtar në përpjekjet për të kundërshtuar copëtimin e tokave shqiptare, shpalli edhe Besën për një vit. Ky akt i Besëlidhjes na mëson se shqiptarët janë patriotë, të aftë që të dalin përtej interesave dhe inateve personale kur është në pyetje interesi i Atdheut, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe heroin kombëtar Isa Boletini, i cili idetifikioi fatin e tij personal me fatin e Atdheut.

“Po ashtu, 23 janari na kujton heroin kombëtar Isa Boletini, cili identifikoi fatin e tij personal me fatin e Atdheut, besnikërinë dhe dashurinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”. Mbrojtësi i pavarësisë e komandant çetash, Isa Boletini nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe Atdheun.

Sot, në 107 vjetorin e rënies së tij, jeta e vepra e tij janë më madhështore se asnjëherë”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version