Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton gjeneral Çekun: Beteja e Loxhës, një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar gjeneralin Skënder Çeku, në 20 vjetorin e rënies heroike në betejën e Loxhës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se beteja e Loxhës shënon një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë të re.

Postimi i plotë:

Me pietet të lartë kujtojmë sot 20 vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Major Skënder Çekut. Beteja e Loxhës shënon një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë të re.
Gjeneral Çeku ishte një nga luftëtarët më të shquar të rrugës sonë për liri dhe flijimi i tij e luftëtarëve tjerë u bënë gurthemel i shtetit të Kosovës. Porosia e tyre – frymëzim i përjetshëm për brezat!

Exit mobile version