Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar familjen Berisha nga Suhareka, në 21 vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shqetësim vazhdon të mbetet mos gjetja e disa anëtarëve të kësaj familje.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Pushtuesi, duke parë fundin e tij, nga pranvera e vitit 1999, aktivizoi tërë makinerinë e tij vrastare.
Familja Berisha e Suharekës sot kujton familjarët që u ekzekutuan mizorisht 21 vite më parë.
Sot unë bashkëndjej me Gramozin, Vjollcën e Shyhreten.
Shqetësim mbeten varret e zbrazëta, e atyre që ende nuk janë gjetur.
Le të mbetet kjo masakër në ndërgjegjen e atyre që sot ende po kërkojnë nga Kosova.
E ne kemi dhënë mjaft.
Lavdi!”. /Telegrafi/