Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Adrian Krasniqin, në 22-vjetorin e rënies së së tij.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka shkuar se, Adrian Krasniqi ishte student i dalluar po aq sa dhe luftëtar.
“Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vite më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës. Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, Hero dhe Gjeneral”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
Tutje ai ka thënë se përulet para veprës madhore të heroit Krasniqi.
“Krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur. Lavdi e përjetshme”. /Telegrafi/