Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit.

“Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë. Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo po ashtu Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Ndërkaq, gjatë ditës do të mbahet Ceremoni Përkujtimore për nder të 14 ushtarëve britanikë.

Ceremonia do të fillojë në ora 10:30 në sheshin “Edit Durham” afër Hotelit “Grand” në Prishtinë, njofton Telegrafi.

Exit mobile version