Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kujdesi ndaj fëmijëve të prekur me autizëm, është humanizëm i jashtëzakonshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot shtëpizën “Autizmi Flet”, në tregun e fundvitit në Prishtinë.

Haradinaj ka përgëzuar stafin dhe vullnetarët e Organizatës për kauzën e tyre humane.

“Vizitova shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm. Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se kujdesi ndaj fëmijëve të prekur, është vërtetë humanizëm i jashtëzakonshëm.

“Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra. Puna dhe kujdesi ndaj tyre është vërtetë një humanizëm i jashtëzakonshëm”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version