Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se integrimi evropian nuk është synim i kreut politik të Kosovës.
“Ka ngecje, nuk keni përparim, nuk keni reforma te mirëfillta. Këtë e ndjenjë edhe qytetaret e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum.
Duke folur për Raportin e Progresit, ai shton se ata që e udhëheqin Kosovën synim kanë vetëm mbetjen në pushtet.
“Ky pushtet nuk mund ta ndërrojë këtë gjendje. E vetmja gjë që mund ta bëjnë është të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/
https://youtu.be/eaZjyT8Dn78