Telegrafi

Haradinaj: Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka informuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri.

“Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri!
Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/