Telegrafi

Haradinaj: Kosova qëndron pranë Amerikës dhe shton përkrahjen ndaj koalicionit global

Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj me anë të një reagimi ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane ndaj gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani.

Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.

Postimi i Haradinajt:

Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.

Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën.

Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të.

RH